'MOS I TREGO ASKUJT'/ Prifti përballet pas 3 dekadash me vajzën që e abuzoi seksualisht kur ishte 7 vjeçe: At përse e bërë? (Dokumentari që tronditi Kishën Katolike)

Publikuar tek: bota, më 12:25 26-05-2019 'MOS I TREGO ASKUJT'/ Prifti përballet pas 3 dekadash me vajzën që e abuzoi seksualisht kur ishte 7 vjeçe: At përse e bërë? (Dokumentari që tronditi Kishën Katolike)

Një prift në Poloni është përballur me një vajzë që ka abuzuar seksualisht me të dhe e gjithë kjo vjen përmes një dokumentari.  

"O At, doja të të shikoja në sy ... të të pyes pse?" pyet Anna Misieëicz ndërsa përballet me priftin që ajo e thotë se ka abuzuar seksualisht me të kur ajo ishte vetëm shtatë vjeçe.

"Ti më preke aty ku nuk duhej, pjesët e mia intime", thotë Misieëicz, duke i thënë atij se veprimet e tij "me të vërtetë e kanë dëmtuar thellë jetën e saj edhe pasi u rrit".

Edhe pse kanë kaluar tre dekada, ajo shprehet se ende nuk mund të flejë e qetë.

"Unë ende kam ankthe natën ... Nuk jam në gjendje të fle," thotë ajo për abuzuesin e dyshuar, shkruan CNN.

Prifti, i identifikuar si Ati Jan A., kurrë nuk është akuzuar për abuzime. Ai shkurtimisht thotë: "Unë kurrë nuk do ta kisha bërë, nuk do të kisha prekur, nuk do ta puthja ... e di që nuk duhet. Më vjen keq për të," thotë ai, duke këmbëngulur se ka ndryshuar në këto tre dekada që nga ngjarja me Misieëicz. "Ishte djalli", shton ai.

Takimi i palëve u publikua në një dokumentar që ka tronditur Kishën Katolike polake dhe mbarë shoqërinë.

Që nga publikimi në YouTube më 11 maj, filmi-dokumentar, "Mos i thuaj askujt" i cili detajon dhjetëvjeçarët e abuzimit seksual nga priftërinjtë katolikë në Poloni dhe tregon se viktimat përballen me abuzuesit e tyre, është parë më shumë se 20 milionë herë.

'Erozioni' i Kishës Katolike

Kisha Katolike dhe priftërinjtë e saj gëzojnë një status të respektuar dhe ushtrojnë ndikim serioz në Poloni, ku më shumë se 90% e popullsisë së vendit i përket besimit katolik.

Kisha ka mbajtur lidhje të forta politike; është përshëndetur gjerësisht për kundërshtimin e saj ndaj regjimit komunist që u rrëzua në vitin 1989.

Marcin Zaboroëski, analist politik në Visegrad Insight, i tha CNN-së se Kisha Katolike ka qenë "themelore" për shoqërinë polake. "Kisha është pjesë e politikës polake," tha ai.

Regjisori Tomasz Sekielski i dokumentarit "Mos i thuaj askujt" i tha CNN-së se ndihej i detyruar të sjellë abuzimin seksual në vëmendjen e publikut pas takimit me disa viktima gjatë karrierës së tij si gazetar.

Përshtati Newsbomb.al.  

131010185002-30-nobel-peace-horizontal-large-gallery.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032595157623291
array(1) { ["section"]=> string(165) "mos-i-trego-askujt-prifti-perballet-pas-3-dekadash-me-vajzen-qe-e-abuzoi-seksualisht-kur-ishte-7-vjece-at-perse-e-bere-dokumentari-qe-tronditi-kishen-katolike-165752" }