“Mos iu sulni qeverisë”, zv.ministri i kthehet ekspertëve te takimi me Metën: Çfarë strategji do bëni ju? I kemi bërë me ekspertët më të mirë të OBSH

Publikuar tek: politike, më 13:33 25-11-2020 “Mos iu sulni qeverisë”, zv.ministri i kthehet ekspertëve te takimi me Metën: Çfarë strategji do bëni ju? I kemi bërë me ekspertët më të mirë të OBSH Presidenti Ilir Meta, zv.ministri Albert Nikolla

Zëvendës-ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla ka mbrojtur strategjinë e qeverisë ndaj pandemisë së kornavirusit, teksa ka marrë pjesë në një diskutim “online” të zhvilluar nga presidenti Ilir Meta.

Me tone të forta, Nikolla i është drejtuar ekspertëve dhe mjekëve të pranishëm, ndër ta Petrit Vasili dhe Tritan Shehu, duke i kërkuar të mos i sulen qeverisë me akuza dhe sulme, por më parë të dëgjojnë strategjinë që ka aplikuar dhe më pas të kontribuojnë me idetë e tyre.

Nikolla tha se për të gjitha çështjet që u prekën në diskutim, nga testimet te kapacietet e spitaleve, qeveria ka marrë masa të cilat po i aplikon.

“Thatë që do bëni strategji vjeshtë dimër, ça strategji do bëni, i ka bërë të gjitha strategjitë me ekspertët më të mirë të OBSH. U tha mjeku i familjes duhet të ishte futur në shtëpi, është futur mjeku i familjes. Është përcaktuar terapia e fazës së parë dhe fazës së dytë, për të cilën do të bëhet edhe rimbursimi. Janë punësuar 270 të rinj. U fol për rritjen e numrave, është gati Covid4 që ka 100 shtretër të rijn. U tha që nuk keni strategji, është strategjia e futjes në lojë të spitaleve rajonale, por kjo do të bëhet me etapa. Spitali i Shkodrës, Fierit, Vlorës. Është një punë kolosale që është bërë. Dua të falenderoj kolegët tuaj që janë ditë e natë aty me sytë e skuqur nga pagjumësia. A jemi të përkryer, absolutisht jo. Por duhet dëgjuar më parë qeveria çfarë ka bërë mirë, çfarë ka bërë keq, pastaj ekspertët na ndihmojnë. U fol për çështjet e shtabeve, nuk ka më shtabe, është term stalinist, ka ekipe koordinuese. Ne kemi nevojë për kritika pozitive, kritika ndërtuese siç e tha dhe Meta, jo t’i sulemi qeverisë që po përballon një stres të madh. Dëgjoni çfarë thotë qeveria dhe jo t’i vërsuleni, sepse janë njerëzit tanë, vëllezërit dhe motrat tona që janë shtruar aty”, u shpreh zv.ministri Nikolla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tha se kishte kaluar Covid-19, Braçe SHPËRTHEN ndaj Kryemadhit: Ka bërë një KRIM që dënohet me 2 vite burg, ligjin e ka miratuar Meta
ERTV shkon sërish brenda spitalit, Rama tregon si ishin 7 vite më parë: Kemi hyrë në rrugën e rilindjes pa kthim (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.010855913162231
array(1) { ["section"]=> string(151) "mos-iu-sulni-qeverise-zv-ministri-i-kthehet-eksperteve-te-takimi-me-meten-cfare-strategji-do-beni-ju-i-kemi-bere-me-ekspertet-me-te-mire-te-obsh-229066" }