"Mos ma merrni babin!" Thirrjet e vogëlushit për policinë të therin në shpirt: “Joooo, lëshojeni…” (VIDEO NGA SHKOZA)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:27 14-09-2017

Thirrjet e këtij vogëlushi therin gjer në shpirt.

Video është xhiruar në protestën e banorëve të Shkozës, të cilët preken nga projekti i rehabilitimit të Lanës. Në pjesën e parë të projektit prishen 153 shtëpi. Pas disa orësh proteste, policia ka nderhyre me forcë për të shpqërndarë protestuesit. Ajo ka shoqëruar dhe nje grua ndërsa në videon që publikon GSh duket një vogëlush teksa thërret e lutet që policia t'i lerë të lirë të atin.

Një prej banorëve tha se gjatë fushatës elektorale, Saimir Tahiri, dhe Elona Gjebrea u kanë premtuar atyre zgjidhjen e situatës përmes dëmshpërblimit të plotë.

Madje Tahiri i ka thënë shprehimisht atyre: “Mos lëshoni shtëpitë pa marrë më parë dëmshpërblimin”. Banorët e Shkozës kërkojnë zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj situatë që sot ka degjeneruar në përplasjen mes tyre e policisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097620487213135
array(1) { ["section"]=> string(113) "mos-ma-merrni-babin-thirrjet-e-vogelushit-per-policine-te-therin-ne-shpirt-joooo-leshojeni-video-nga-shkoza-92345" }