“Mos na provoko se s’ta kemi borxh”, pas deklaratës së Ramës, Basha nxjerr Gazment Bardhin: Frikacak i tmerruar nga zgjedhjet, ndryshimi është i pandalshëm

Publikuar tek: politike, më 14:07 11-07-2020 “Mos na provoko se s’ta kemi borxh”, pas deklaratës së Ramës, Basha nxjerr Gazment Bardhin: Frikacak i tmerruar nga zgjedhjet, ndryshimi është i pandalshëm FotoMontazh: Rama - Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi reagon pas deklaratës së fortë të kryeministrit Rama, i cili i kërkonte Bashës të mos e provokonte mazhorancën për marrëveshjen e 5 qershorit.

Bardhi shkruan se Rama është i tmerruar nga zgjedhjet dhe ndryshim që sipas tij po vjen dhe është i pandalshëm.

“Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit. Ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet. Dëgjojeni me zë dhe me figurë përgjigjen, nga vetë përfaqësuesi i Edi Ramës kur vetëm javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat mos të ndryshonin”, shkruan Bardhi dhe publikon videon e mëposhtme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088279247283936
array(1) { ["section"]=> string(156) "mos-na-provoko-se-s-ta-kemi-borxh-pas-deklarates-se-rames-basha-nxjerr-gazment-bardhin-frikacak-i-tmerruar-nga-zgjedhjet-ndryshimi-eshte-i-pandalshem-213542" }