Mos përmbushja e 9 kushteve, Basha: Bundestagu kërkon arrestimin e atyre që vodhën votat dhe zgjedhje të reja

Publikuar tek: aktualitet, më 18:04 18-10-2019 Mos përmbushja e 9 kushteve, Basha: Bundestagu kërkon arrestimin e atyre që vodhën votat dhe zgjedhje të reja kreu i PD, Lulzim Basha

Pas mosdhënies së hapjes së negociatave për Shqipërinë nga Këshilli Europian, ka reaguar kryedemokrati Basha.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për shtyp me gazetarët, ka theksuar se opozita e priste atë që ndodhi sot në Bruksel.

Përpos të tjerave kryedemokrati iu rikthye kushteve të Bundestagut për Shqipërinë.

Ai ka treguar se jo rastësisht kushtet fillimisht nga pesë pika, u bënë shtatë e më pas nëntë të tilla.

Basha deklaroi se dy kushtet e reja të dhënë nga Bundestagu kanë të bëjnë me arrestimin e personave që morën pjesë në shitjen e votave si dhe me bërjen e zgjedhjeve të reja dhe mopranimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

‘E prisnim atë që ndodhi sot. Duam t’i shprehim mirënjohjen tonë kancelares Merkel dhe partisë tonë simotër CDU-CSU për përkrahjen.  

Ftoj këdo që mund  t’i ketë harruar që  t’i rikthehet kushteve të Bundestagut.

Ishin pesë, u bënë shtatë e më pas u bënë nëntë kushte.

Kujtoj se dy kushtet e reja kanë të bëjnë me arrestimin e personave me shitjen e votave si dhe me bërjen e zgjedhjeve të reja’ tha kreu i PD-së, Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022032976150513
array(1) { ["section"]=> string(114) "mos-permbushja-e-9-kushteve-basha-bundestagu-kerkon-arrestimin-e-atyre-qe-vodhen-votat-dhe-zgjedhje-te-reja-182618" }