'Mos ta shikojë Kosovën dhe Shqipërinë me dylbi', Presidenti Vuçiç i përgjigjet Albin Kurtit

Publikuar tek: rajon, më 07:15 22-10-2019 'Mos ta shikojë Kosovën dhe Shqipërinë me dylbi', Presidenti Vuçiç i përgjigjet Albin Kurtit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili doli fitues në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Kurti deklaroi së fundmi se marrëveshja me Beogradin nuk është prioritet dhe se Serbia duhet të përballet me të kaluarën e vet në vend sqë të shikojë Kosovën dhe Shqipërinë me dylbi.

Lidhur me këtë, Vuçiç iu ka thënë gazetarëve se nuk është se nuk e sheh Prishtinën me ‘dylbi ushtarake’, mirëpo dëshiron që një marrëveshje të arrihet.

Duke i përmendur deklaratat e Kurtit për reciprocitet me Serbinë në mënyrë që kjo e fundit t’i lejojë mallrat e Kosovës të eksportohen lirshëm, Vuçiç tha se nuk e di se çfarë në të vërtetë do Prishtina.

“Ata kanë marrëveshjen e CEFTA-së. Kanë eksporte plotësisht falas. Unë nuk e di se çfarë duan”, ka thënë ai, duke shtuar se Kosova duhet ta formojë sa më shpejtë qeverinë.

“Ky cirk rreth formimit të qeverisë së tyre do të zgjasë shumë më tepër sesa ata njoftuan në fillim”, ka përfunduar Vuçiç.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040701150894165
array(1) { ["section"]=> string(96) "mos-ta-shikoje-kosoven-dhe-shqiperine-me-dylbi-presidenti-vucic-i-pergjigjet-albin-kurtit-182998" }