“Mos u merrni me gishtin e kryeministrit, Rosalinda është e sëmurë me temperaturë të lartë”, apeli i ish-deputetit

Publikuar tek: aktualitet, më 18:59 12-12-2019 “Mos u merrni me gishtin e kryeministrit, Rosalinda është e sëmurë me temperaturë të lartë”, apeli i ish-deputetit

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj ngre alarmin për qindra fëmijë, që sipas tij po “dergjen” në çadrat të strehuar pas tërmetit, duke u përballur me të ftohtin dhe probleme shëndetësore.

“Mos u merrni me gishtin e kryeministrit”, i bën apel Shehaj mediave, duke i kërkuar të kthejnë vëmendjen nga fëmijë si Rosalinda, e cila është sëmurë me temperaturë të lartë dhe qëndron e strehuar në një çadër duke u përballur me temperaturat e ftohta të dirmit.

Shkrimi i plotë i Shehajt:

Rosalinda 4 vjeçare është e sëmurë me temperature të lartë, dergjur në një çadër të ftohtë, ngritur mbi truall balte, pa asnjë përkujdesje shëndetësore.

Si Rosalinda nëpër çadra ka me qindra fëmijë, pleq, njerëz me sëmundje kronike.

Vetëm në Bubq rreth 300 familje po jetojnë nëpër çadra të vogla të ngritura në oborret para shtëpive të rrënuara.

Gjendja nëpër çadra, me dimrin e ftohtë dhe të lagësht që ka rënë, është në prag të katastrofës njerëzore.

Tragjedia e tërmetit ja ka lënë vendin dramës mizore së mbijetesës së njerëzve të braktisur totalisht nga shteti. Me një grup qytetarësh po mundohemi të lehtësojmë dhe ndihmojmë sa më shumë. Por duhet ndërhyrja urgjente e shtetit qe e paguajmë për të garantuar jetën dhe sigurinë tonë. Mediat kanë një rol të madh për të vetëdijësuar, por duhet të mos merren me gishtin e kryeministrit!

xdgverhehe4hh.jpg

dfhdetje3judfgj.jpg

herj5jfgj.jpg

sdfge5hehdh.jpg

sdfgwerhwehy4hdfg.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zyrtari i lartë amerikan ngre alarmin për paketën anti-shpifje, Bushati: Na ka kritikuar edhe BE dhe OSBE
E ndoqën kur tërhoqi paratë nga BANKA, maskat i zënë PRITË dhe i grabisin me armë 15 MIJË EURO burrelsit »
Article Logic
Execution time: 0.011162996292114
array(1) { ["section"]=> string(117) "mos-u-merrni-me-gishtin-e-kryeministrit-rosalinda-eshte-e-semure-me-temperature-te-larte-apeli-i-ish-deputetit-189224" }