‘Mos u tërhiq se dhe jetën jap për Ju’, Meta merr mbështetjen e qytetarëve për 2 marsin. Presidenti: E di që bën shaka, por mos harro të lajmërosh dhe miqtë

Publikuar tek: politike, më 22:29 21-02-2020 ‘Mos u tërhiq se dhe jetën jap për Ju’, Meta merr mbështetjen e qytetarëve për 2 marsin. Presidenti: E di që bën shaka, por mos harro të lajmërosh dhe miqtë FotoMontazh: Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta vazhdon të marrë mbështetjen e qytetarëve për tubimin antiqeveritar të 2 marsit që ai lajmëroi pak ditë më parë, si e vetmja rrugë për të ndalur atë që ai quan grusht shteti.

Dje Meta falenderoi përmes një statusi në faqen zyrtyare të tij qytetarët që i shkruanin në shenjë mbështetje për 2 marsin. Ndërkohë sot, një qytetar i ka shkruar Presidentit dhe i ka kërkuar që të mos tërhiqet, pasi siç shkruan ai, është gati të japë dhe jetën për Metën.

‘President mos n'a zhgenje,mos u terhiq se edhe jeten e jap per Ju!’, i shkruan qytetari Metës, ndërsa Presidenti e quan atë shaka dhe i thotë të lajmërojë sa më shumë miq për tubimin e 2 marsit.

‘I dashur Anton! E di që bën shaka, por mos harro të lajmërosh dhe miqtë! Në 2 Mars të gjithë Kuqezi! Të pres me qetësi dhe dashuri për Besëlidhje!’, i përgjigjet Meta komentuesit.

Foto:
Screenshot_8_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087490081787109
array(1) { ["section"]=> string(157) "mos-u-terhiq-se-dhe-jeten-jap-per-ju-meta-merr-mbeshtetjen-e-qytetareve-per-2-marsin-presidenti-e-di-qe-ben-shaka-por-mos-harro-te-lajmerosh-dhe-miqte-196019" }