Mos u tregoni të ulët, mos e prekni Pëllumb Piperon!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:32 25-05-2020 Mos u tregoni të ulët, mos e prekni Pëllumb Piperon! Arizaj-Pipero

Nga Edmond Arizaj

Pëllumb Pipero është miku im. Por nuk po shkruaj pse e kam mik. Ndryshe do e kisha bërë për tre muaj rresht kur mijëra i thurrnin lavde, i dërgonin dhurata, e uronin, e miklonin, shfaqnin foto se bashku me të si yll roku, apo si Ronaldo.

 Po e shkruaj sot në këtë ditë të mirë (Fiter Bajram, me këtë rast gëzuar gjithë besimtarëve), sepse kam një shije metali në gojë prej disa ditësh. Njerëz, shumë njerëz, që nga llumi i rrjetëve, të papunët anonime, e deri tek ata që e sulmojnë doktorin se mendojnë se dëmtojnë Ramën, i janë sulur Pëllumbit me fjalë nga më të ultat, me insinuata të poshtra, e deduksione malinje. Përdorin Pëllumbin për axhendat e tyre politike, apo pse jo edhe për të marrë sadopak “famë”.

Për mua kjo është poshtërsi e trazuar fort me injorancë, ndyrësi dhe paburrëri. Nuk është për të ripërsëritur “kalova lumin, të dhjefsha kalin” që na vishet aq mirë në trup shumëve prej nesh, sepse është bërë kaq bajate...kaq shumë kuaj janë dhjerë. Por ama nuk e le dot pa përmendur mars-prillin kur fjalët e Piperos priteshin si uji në shkretëtirë, kur ishte ai që qetësonte fort frikën dhe panikun, kur në një errësirë dhe vrimë të zezë lajmesh portalesh, ishte ai që ndizte driten e qiririt që të mos humbisnit mendjen.

Si vallë ky ndryshim? Si vallë hidhni poshtë specialistët që i kemi më pak, për politikanë e të tjerë që i prodhojmë si patate?! Une nuk e shpjegoj dot. Po ju bezdis Pipero që u thote “kujdes”?! Normale se sot e keni virusin larg bythes, ju duket bezdisje. Çfarë prisni nga një infeksionist që ashtu si mijëra kolegë të tij kudo në botë NUK E DI SE ÇDO TË NDODHË.

Nuk e dinë jo pse nuk duan, por sepse nuk e kanë hasur e as nuk është studiuar plotësisht koronavirusi. E jam i sigurtë që pasi të kalojë edhe qejfi i plazhit në gusht, nga shtatori e tetori, për çdo tështimë, për çdo temperaturë do kujtoheni për Piperon. Unë e njoh. Ai nuk do mbajë inat me askënd. Por ju duhet t’i mbani qëndrim vetes. Sepse jeni kaq kujteseshkurtër. Madje s’keni fare kujtesë. Pipero nuk ka fuqi egzekutive, vetëm këshilluese.

 Nuk është ne “këshillin e madh” që merr vendimin t’ju mbylli në shtëpi të shtunë të dielë, apo t’ju ndalojë detin e rërën. Madje është i vetmi mjek deri tani që kam dëgjuar që propozon hapjen edhe të zonave të kuqe në fundjavë. Prandaj mjaft goditët me gurë mbi njerëzit që kanë vlera. Nëse doni të shfreni frustrimin tuaj, gjeni shenjstra të tjera, jo mjeke, e aq më pak Piperon

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093491077423096
array(1) { ["section"]=> string(57) "mos-u-tregoni-te-ulet-mos-e-prekni-pellumb-piperon-207697" }