Mos u trembni, por universit po i vjen fundi (Video)

Publikuar tek: bota, më 15:18 11-08-2015

Mos u “fiksoni” shumë pas universit. Nuk do të jetë vërdallë edhe për shumë kohë.

Universi do të vazhdojë më gjatë se Toka, megjithatë, në kuptimin kozmik, gjithësia është duke vdekur ngadalë. Diçka e tillë është thënë nga shkencëtarët rreth viteve ’90 por një studimi i ri e ka konfirmuar këtë fakt.

Një grup studiuesish kanë matur energjinë në vende të ndryshme të hapësirës dhe kanë zbuluar se ishte në nivele sa gjysma e energjisë 2 miliard vite më parë.

Dhe kjo gjë do të vazhdojë, me fjalë të tjera universi nuk është vetëm duke u djegur por po venitet ngadalë. Lajmi i mirë është që ky proces do të vijojë edhe për disa miliarda vite të tjera. “Po ashtu si një njeri që bëhet më pak aktiv gjatë plakjes, edhe universi pëson të njëjtën gjë”, ka thënë Luke Davies, nga Qendra Ndërkombëtare e Kërkimit Radio Astronomik, të cilët kanë publikuar edhe një video për ta shpjeguar më qartë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020727872848511
array(1) { ["section"]=> string(55) "mos-u-trembni-por-universit-po-i-vjen-fundi-video-18182" }