Mosdeklarim të ardhurash dhe mungesë burimesh të ligjshme; KKP shkarkon nga detyra gjyqtaren Mariana Shegani

Publikuar tek: aktualitet, më 10:19 23-02-2021 Mosdeklarim të ardhurash dhe mungesë burimesh të ligjshme; KKP shkarkon nga detyra gjyqtaren Mariana Shegani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra, gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Marjana Shegani.

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përbëhej nga  Suela Zhegu, Firdes Shuli dhe Brunilda Bekteshi.

Komisioni kishte konstatuar një numër problemesh me deklarimin e pasurisë së subjektit, përfshirë mungesë burimesh të ligjshme për asetet e paluajtshme, mosdeklarim të detyrimeve financiare ndaj personave të lidhur, si dhe balanca negative në analizën e burimeve për pasuritë e luatjshme.

Ndërkohë, gjyqtarja që ka një karrierë të gjatë tre dekada në Gjykatën e Tiranës, u vlerësua pozitivisht për sa i përket pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Humbi jetën në aksident, zbulohet kush është 22-vjeçari nga Laçi (EMRI)
VIDEO/ I moshuari ngacmon SEKSUALISHT gruan në 'Don Bosko' të Tiranës, të bërtiturat e saj dëgjohen nga kalimtarët »
Article Logic
Execution time: 0.012053966522217
array(1) { ["section"]=> string(114) "mosdeklarim-te-ardhurash-dhe-mungese-burimesh-te-ligjshme-kkp-shkarkon-nga-detyra-gjyqtaren-mariana-shegani-239886" }