Moska dëboi dy diplomatët shqiptarë, vjen reagimi zyrtar nga Ministria e Jashtme

Publikuar tek: barometri, më 08:59 31-03-2018 Moska dëboi dy diplomatët shqiptarë, vjen reagimi zyrtar nga Ministria e Jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme

Pas dëbimit të dy zyrtarëve shqiptarë nga Rusia, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Sipas ministrisë, reagimi i Moskës nuk është surprizë për institucionin, ndërkohë që thekson që marrëdhëniet midis dy shteteve do të mbeten të hapura në funksion të marrëdhënieve konstruktive dypalëshe.

REAGIMI I PLOTË:

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Moskë u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.

Gjatë takimit, Ambasadorit i’u komunikua shpallja “non – grata” e dy diplomatëve shqiptarë të akredituar në Federatën Ruse.

Reagimi i Moskës nuk përbën surprizë për ne.

Vendimi i marrë prej nesh pak ditë më parë në lidhje me dy diplomatët Rusë, i bashkërenduar me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë ishte proporcional ndaj sulmit kimik në Salisbury.

Theksojmë se kanalet tona diplomatike mbeten të hapura në funksion të marrëdhënieve konstruktive dypalëshe, paqes dhe sigurisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020135879516602
array(1) { ["section"]=> string(86) "moska-deboi-dy-diplomatet-shqiptare-vjen-reagimi-zyrtar-nga-ministria-e-jashtme-115133" }