Moska dënon me 7.5 vite burg izraeliten 25 vjeçare që u kap me 9 gramë hashash, kërkohet 'shkëmbim të burgosurish'

Publikuar tek: bota, më 16:07 11-10-2019 Moska dënon me 7.5 vite burg izraeliten 25 vjeçare që u kap me 9 gramë hashash, kërkohet 'shkëmbim të burgosurish' Naama Issachar

''Një gjykatë ruse ka dënuar një vajzë amerikano-Izraelite me 7.5 vite burg me akuzën e mbajtjes dhe trafikimit të drogërave'', tha avokati i saj medias ruse të premten.

Policia arrestoi Naama Issachar, 25 vjeç, në prill ndërkohë që ishte në transit në një aeroport të Moskës dhe e akuzoi se kishte 9 gramë kanabis në çantë. Ajo udhëtonte nga Nju Delhi në Tel Aviv.

Issachar pretendoi pafajësi për akuzën e trafikut të drogës, por nuk mohoi që kanabisi ishte në çantën e saj. Porkurorët kërkuan dënimin me 8 vite.

Izraeli dënoi vendimin e gjykatës ruse si të rëndë dhe jo në porportcion, duke thënë se Moska injoroi kërkesën e saj që ta trajtonte këtë çështje ndryshe meqë Issachar nuk ka rekorde të mëparshme kriminale.

''Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është duke punuar për lirimin e saj'', tha zyra e tij të premten.

Ai ka diskutuar këtë çështje dy herë me presidentin rus Vladimir Putin dhe Izraeli “do të vazhdojë përpjekjet për lirimin e saj dhe kthimin në familje”, thuhet në një deklaratë.

Televizioni shtetëror raporton se Issachar do të lirohet nëse Izraeli liron Alexei Burkov, një shtetas rus që mbahet që prej 2015. Izraeli tha se SHBA ka kërkuar ekstradimin e Burkov me dyshimin për krim kibernetik. Por, deklarata e dalë nga zyra e Netanjahut mohon ndonjë shkëmbim të tillë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010201215744019
array(1) { ["section"]=> string(118) "moska-denon-me-7-5-vite-burg-izraeliten-25-vjecare-qe-u-kap-me-9-grame-hashash-kerkohet-shkembim-te-burgosurish-181672" }