Moska fton Trumpin në bisedimet e paqes për Sirinë duke anashkaluar Obamën

Publikuar tek: bota, më 16:33 14-01-2017 Moska fton Trumpin në bisedimet e paqes për Sirinë duke anashkaluar Obamën

Rusia ka ftuar ekipin e presidentit amerikan të zgjedhur Donald Trump për bisedime paqeje mbi Sirinë më 23 janar në Kazakistan duke anashkaluar ”de facto” administratën në ikje të presidentit Barack Obama, raportoi sot gazeta amerikane “Washington Post”.

Departamenti i Shtetit, ende nën administratën demokrate deri në marrjen e funksionit të Donald Trump më 20 janar, njoftoi nga ana e tij se SHBA-ja nuk është ftuar ende zyrtarisht në bisedimet në Astana, të organizuara nga Moska, Ankaraja dhe Teherani, por po këshillon administratën Trump që të shkojë nëse është e mundur.

Sipas “Washington Post”, ambasadori rus në Uashington, Serguei Kislyak, kishte ftuar SHBA-në në këtë mbledhje në Astana, gjatë një bisede telefonike më 28 dhjetor me këshilltarin e ardhshëm për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Michael Flynn.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hulumtuesit: Ky është kontinenti i ri që po formohet (FOTO+VIDEO)
”Volkswagen” bëhet lideri botëror i automjeteve për vitin 2016 »
Article Logic
Execution time: 0.010297060012817
array(1) { ["section"]=> string(80) "moska-fton-trumpin-ne-bisedimet-e-paqes-per-sirine-duke-anashkaluar-obamen-65510" }