'Mosmarrëveshja e detit', Krasniqi: Palët 'luajnë' për meritat, asnjë parti kundër

Publikuar tek: politike, më 00:13 03-03-2018 'Mosmarrëveshja e detit', Krasniqi: Palët 'luajnë' për meritat, asnjë parti kundër

Për analistin, Afrim Krasniqi, nuk ka asnje parti politike ne Shqiperi e cila eshte deklaruar kunder marreveshjes se detit me palen greke.

I ftuar ne studion e lajmeve ne Ora News, Krasniqi tha se mosmarreveshjet lidhen drejteperdrejt me protagonizmin e institucioneve dhe figurave per te rrembyer meriten e kesaj marreveshjeje, qe po shkon drejt finalizimit.

Krasniqi: Nuk ka më një mosmarrëveshje të theksuar në raport me marrëveshjen sesa ka mosmarrëveshje në raport me protagonizmin për meritën e marrëveshjes. Unë nuk njoh një parti politike në Shqipëri që është kundër marrëveshjes, debati është për detajet e marrëveshjes.

Duke komentuar qendrimet e paleve dhe zhurmen e opozites per listen e negociatoreve ne negociata me palen greke, Krasniqi propozoi terheqjen e emrave te perfolur ose perjashtim.

I pyetur per rezultatet e reformes ne drejtesi, analisti u shpreh se ndonese ishte aseti me i madh qe duhej prezantuar para Brukselit zyrtar, deri sot rezultatet mbeten te padukshme.

Krasniqi: Ka qenë aseti më imadh që do të duhej të paraqitej Shqipëria në Bruksel. Nëse ka pasur një teze për kancelarinë ndërkombëtare ka qenë ideja që ne bëmë reformën në drejtësi, arritëm të ndryshojmë Kushtetutën, të miratojmë ligjet kryesore, kemi ngritur strukturat dhe tashmë kemi rezultatet e para. Koha tregoi që nuk u ec në këtë skenar dhe deri sot nuk kemi rezultate të para.

Për Afrim Krasniqin, procesi i vettingut është kthyer në trend në të gjitha profilet, por vlerësoi ai, ky është një abuzim me reformat serioze të cilat janë një domosdoshmëri për vendin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0107741355896
array(1) { ["section"]=> string(82) "mosmarreveshja-e-detit-krasniqi-palet-luajne-per-meritat-asnje-parti-kunder-112027" }