Mosmarrëveshja, PD ‘tradhton’ LSI për zgjedhjet e ardhshme

Publikuar tek: politike, më 08:33 02-03-2018 Mosmarrëveshja, PD ‘tradhton’ LSI për zgjedhjet e ardhshme

Partia Demokratike zyrtarisht nuk mbështet kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të partive të tjera aleate për ndryshimin e sistemit zgjedhor, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me qëllim për të rritur përfaqësimin e partive të vogla në Parlament, duke dobësuar dy partitë e mëdha.

Shqiptarja.com zbardh të gjitha kërkesat e Partisë Demokratike të bëra në komisionin për reformën zgjedhore, për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Në propozimet e PD, të artikuluara nga bashkëkryetari i demokrat, Oerd Bylykbashi, nuk figuron propozimi i partive aleate për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke futur elementin e korrektimit kombëtar, i cili garanton barazinë e votës.

Në qëndrimet për Reformën Zgjedhore, kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, e ka vënë theksin tek garantimi i barazisë së votës në zgjedhjet e ardhshme, që nënkupton ndryshimin e sistemit zgjedhor, me qëllim që votat e të partive më të vogla të mos shkojnë për partitë e mëdha, por të mblidhen në disa zona dhe të prodhojnë mandat. Ndërkaq, krerët e partive të tjera aleate të PD e kanë kërkuar hapur dhe prej disa vitesh korrektimin kombëtar.

Megjithatë, një propozim i tillë nuk figuron në listën e kërkesave të Partisë Demokratike për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Një ndryshim i tillë nuk mbështet as nga Partia Socialiste. Ndërkaq, vetë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ndajnë qëndrime të ndryshme sa i takon teknologjisë në zgjedhje. PD pretendon se në komision është rënë dakord për implementimin e votimit dhe të numërimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa Partia Socialiste ka deklaruar se nuk ka asnjë dakordësi për një çështje të tillë. 

Propozimet e PD

Partia Demokratike ka bërë 10 propozime kryesore, të cilat duhet të reflektohen në ndryshimet që do t’i bëhen Kodit Zgjedhor. Propozimi i parë parashikon dekriminalizimin e procesit zgjedhor, për të ndaluar influencat kriminale në zgjedhje. PD propozon që shitblerja e votës të kalojë si vepër penale në juridiksionin e SPAK-ut.

Numërimi dhe votimi elektronik është një tjetër kërkesë e opozitës. PD kërkon gjithashtu që partitë politike të financohen vetëm nga buxheti i shtetit, duke ndalur çdo burim tjetër, me qëllim për të evituar financimet e errëta. Opozita kërkon gjithashtu që të rregullojë rolin e mediave gjatë fushatës zgjedhore, ndalimin e përdorimit të administratës në zgjedhje, rishikimin e kornizës ligjore për referendumet, rregullimin e çështjes së adresave të zgjedhësve etj.

Propozimet e PS

Partia Socialiste kërkon garantimin e të drejtës së emigrantëve për të votuar në zgjedhjet e ardhshme. Për këtë çështje PD mendon se duhet një ekspertizë më e thelluar dhe se kjo qeveri nuk e garanton dot këtë të drejtë. Gjithashtu, Partia Socialiste kërkon depolitizimin e komisioneve të administrimit të zgjedhjeve.

Partia Socialiste mbështet të gjitha propozimet e Partisë Demokratike, duke përjashtuar votimin dhe numërimin elektronik. PS e konsideron të pamundur votimin dhe numërimin elektronik për shkak të pasigurisë që reflekton. Propozimet e dy partive kryesore politike në Shqipëri do të jenë objekt i një grupi ekspertësh, të cilët do të përgatisin një arterial, për t’i vënë në dispozicion komisionit për Reformën Zgjedhore.

Për çdo mosmarrëveshje, palët kanë rënë dakord që t’u drejtohen për mendim dhe ekspertizë të mëtejshme organizmave ndërkombëtarë.

10 kërkesat e Partisë Demokratike

1. Dekriminalizimi i procesit zgjedhor. Kjo do të kërkojë ndërhyrje në Kodin Zgjedhor

dhe në ligje të tjera, për të forcuar kështu kornizën ligjore, që çon në mbrojtjen e

procesit zgjedhor nga influencat kriminale.

2. Shitblerja e votës të kalojnë në juridiksionin e SPAK-ut te krimet e rënda.

3. Aplikimi i teknologjisë zgjedhore, numërim dhe votim elektrik të votave.

4. Partitë të financohen vetëm nga buxheti i shtetit, në mënyrë që financimi të jetë më i

kontrollueshëm, më transparent dhe më pak i ndikuar nga financime të errëta.

5. Të rregullohet çështja e mediave në fushatë, përputhje me standardet

ndërkombëtare e, mbi të gjitha, me realitetin shqiptar.

6. Adresimi i problematikës së përdorimit të administratës në zgjedhje.

7. Zgjedhësit duhet të kenë një adresë të qartë të përcaktuar me ligj.

8. Rregullimi i zhvendosjes së zgjedhësve para zgjedhjeve.

9. Thellim të ekspertizës më të mirë për të gjetur zgjidhje për të garantuar votën e

emigrantëve.

10. Rishikim i kornizës ligjore të referendumeve.

 

Kërkesat e Lëvizjes Socialiste për Integrim

Ndryshimi i sistemit zgjedhor, për të garantuar barazinë e votës.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011157989501953
array(1) { ["section"]=> string(62) "mosmarreveshja-pd-tradhton-lsi-per-zgjedhjet-e-ardhshme-111960" }