Mossack Fonseca reagon pas skandalit “Panama Papers”: Shumica e personave nuk janë klientët tanë

Publikuar tek: bota, më 19:00 04-04-2016 Mossack Fonseca reagon pas skandalit “Panama Papers”: Shumica e personave nuk janë klientët tanë

Ka reaguar për herë të parë kompania “Mossack Fonseca”, dokumentat e së cilës që prej ditës së djeshme janë duke tronditur opinionin botëror.

Mossack Fonseca në një deklaratën e saj thekson se shumica e personave të përmendur në skandalin “Panama Papers” nuk janë pjesë e kompanisë dhe nuk kanë bashkëpunuar asnjëherë me të.

“Shumica e personave që përfliten nuk janë klientët tanë dhe nuk rezultojnë në asnjë nga database-t tona”, thuhet në reagim.

Kompania thekson se materialet janë marrë në mënyrë të jashtëligjshme, nëpërmjet hakerimit. Mossack Fonseca deklaron se që prej krijimit të saj nuk është akuzuar asnjëherë nga organet e vendit ku ndodhet dhe se ka për detyrë të mbrojë privacinë e klientëve të saj. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.07260799407959
array(1) { ["section"]=> string(99) "mossack-fonseca-reagon-pas-skandalit-panama-papers-shumica-e-personave-nuk-jane-klientet-tane-36828" }