“Mosveprim kriminal”, PD kërkon informacion nga qeveria për dy pallatet e shembura në Thumanë

Publikuar tek: politike, më 18:31 05-12-2019 “Mosveprim kriminal”, PD kërkon informacion nga qeveria për dy pallatet e shembura në Thumanë

Partia Demokratike ka nisur mbledhjen e informacioneve për “mosveprim kriminal” lidhur me shembjen e dy pallateve në Thumanë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nga shembja e pallateve në Thumanë humbën jetën 24 qytetarë. PD i drejtohet qeverisë dhe Bashkisë së Krujës me disa pyetje si; a u vlerësuan banesat pas tërmetit në 21 shtatorit dhe çfarë masash u morën.

Reagimi i plotë i PD:

PD ka nisur mbledhjen e informacioneve për mosveprimin kriminal të Qeverisë dhe Bashkisë Krujë për dy pallatet e shëmbura nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019. Qeveria dhe Bashkia Krujë duhet të japë llogari për vdekjen e 24 qytetarëve në Thumanë.

Pas heshtjes së Qeverisë për pyetjet tona publike, Sekretari i Përgjithshëm i PD z. Gazment Bardhi, i drejtohet me kërkesë zyrtare për informacion Qeverisë dhe Bashkisë Krujë, për 5 çështjet e mëposhtme:

Pas tërmetit të datës 21 Shtator 2019, a ka kërkuar zyrtarisht dhe a ka kryer Bashkia Krujë verifikimin e sigurisë dhe gjendjes së dy pallateve të shkatërruara në Thumanë nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion dokumentin zyrtar që e provon këtë. A është informuar ose raportuar pranë Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile (KNEC) për gjendjen e këtyre pallateve?

A u verifikuan dy pallatet në Thumanë pas tërmetit të 21 Shtatorit? Nëse po, kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata? Lutemi një kopje të aktit të konstatimit/verifikimit të hartuar dhe nënshkruar prej tyre.

A u lajmëruan banorët për gjetjet e ekspertimit/verifikimit?

Nëse godinat ishin vlerësuar si të rrezikshme, çfarë masash u morën për strehimin e banorëve dhe ndalimin e hyrjes në ato banesa?

Kush lejoi futjen e banorëve në pallatet e shembura në 26 Nëntor 2019 dhe mbi çfarë bazë u bë kjo?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027179956436157
array(1) { ["section"]=> string(97) "mosveprim-kriminal-pd-kerkon-informacion-nga-qeveria-per-dy-pallatet-e-shembura-ne-thumane-188537" }