“Kufizoni daljen gjatë orëve të ftohta dhe merrni masa nëse duhet të dilni patjetër, sidomos duke mbuluar kokën dhe duart”. Kështu ka këshilluar kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj të gjithë qytetarët në mbledhjen urgjente të Shtabit të Emergjencave Civile.
“Duke qenë se bora është e pazakontë, shumë qytetarë janë ngazëllyer për të shkuar në Dajt. Do ju lusja ta ruanit këtë pasi të kalojë ky i ftohtë edhe për efekt të rrugëve të bllokuara, shëtitjet në borë t’i kursenit për javën tjetër kur të ngrihen temperaturat.
Ju lus të njoftoni në numrin 112 nëse shihni njerëz në nevojë apo gjendje hipotermie, shumë prej akisdenteve fatale vjen nga personat e alkoolizuar që s’kuptojnë sa ftohtë është.
Salla e Këshillit Bashkiak do jetë e hapur për këdo që e kap vala e të ftohtit në rrugë”, tha kryetari Veliaj në mbledhje.