Moti i keq anulon lundrimin e tragetit, Porti Detar i Vlorës lajmëron udhëtarët

Publikuar tek: aktualitet, më 11:56 09-05-2019 Moti i keq anulon lundrimin e tragetit, Porti Detar i Vlorës lajmëron udhëtarët

'Porti Detar' Vlorë ka njoftuar të gjithë udhëtarët e linjës Vlorë - Brindizi - Vlorë që trageti "ST. DAMIAN" nuk do të udhëtojë sot drejt Portit të Brindizit.

Mësohet se shkak i anulimit të lundrimit të tragetit është bërë moti i keq që pritet të mbizotërojë në vijim.

"Porti Detar" Vlorë sh.a., njofton të gjithë udhëtarët e linjës Vlorë - Brindizi - Vlorë se për shkak të motit të keq që pritet të ketë, trageti "ST. DAMIAN" sot ( 09.05.2019) nuk do të udhëtoj drejt Portit të Brindizit. Aktualisht trageti ka dalë në Rad ( det të hapur)', thuhet në njoftim.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068919658660889
array(1) { ["section"]=> string(85) "moti-i-keq-anulon-lundrimin-e-tragetit-porti-detar-i-vlores-lajmeron-udhetaret-163569" }