Moti i keq, ARRSH njoftim për gjendjen e rrugëve

Publikuar tek: aktualitet, më 08:55 13-01-2019 Moti i keq, ARRSH njoftim për gjendjen e rrugëve

Autoriteti Rrugor Shqiptarv njofton për gjendjen e rrugëve në vend.

Si pasojë e motit të keq, ARRSH bën me dije se akset në zonat malore janë të kalueshme vetëm më zinxhirë.

Njoftimi i plotë nga ARRSH:

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë gjithë natës kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir.

Në Rajonin Verior Shkodër: Kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve.

Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët:

- Qafë Mali-Fierzë

- Ura e Cerenecit-Steblevë

- Qafë Bualli-Krastë

- Trebisht-Doganë

Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhir

- Kuben-Vasije

- Peshkopi-Qafë Draje

- Peshkopi-Ushtelencë

- Domaj-Draj Rec

- Bulqizë-Fushë Bulqizë

Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir.

- Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë - Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj)

- Rruga Lunik –Steblevë

- Krujë-Sarisalltik

Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kishte dalë për kontroll në det, humb jetën polici kufitar në Sarandë (EMRI)
U rrëzua në borë, korçari me urgjencë drejt Tiranës (DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.01196813583374
array(1) { ["section"]=> string(54) "moti-i-keq-arrsh-njoftim-per-gjendjen-e-rrugeve-148581" }