Moti i keq, ARRSH njoftim për gjendjen  e rrugëve: Ja akset problematike

Publikuar tek: aktualitet, më 09:18 14-01-2019 Moti i keq, ARRSH njoftim për gjendjen  e rrugëve: Ja akset problematike

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon mbi gjendjen e rrugëve në vend.

Si papsjë e motit të keq, ARRSH bën me dije se në akset e zonave malore ka prezencë të ngricave për shkak të uljes së temperaturave, ndërsa është shpërndarë kripë.

Njoftimi i plotë nga ARRSH:

Rajoni Verior: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir ose pjesërisht me zinxhir janë:

Domaj- Drajë Rec

Qafë Mali- Fierzë

Ura e Cerenecit-Steblevë

Kuben-Vasije

Peshkopi-Qafë Drajë

Peshkopi-UShtelencë

Qafë Bualli-Krastë

Trebisht-Doganë

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Qendror: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta dhe tani kanë filluar reshje të dobëta. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë:

Aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik -Vilat Qeveritare, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve , për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Aksi Krujë Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir.

Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir në pjesën fundore të tij.

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Jugor: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit për shkak të temperaturave dhe prezencës së ngricave në rrugë.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë:

Në Qarkun Korçë qarkullimi është normal pa zinxhir.

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.

Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.

Të gjithë kontraktoret janë në gatishmëri, pasi pritet që pasdite të ketë reshje bore.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja e trefishtë në Tiranë, DETAJE të reja: Autori ishte divorcuar nga vajza e çiftit të vrarë
Llalla e pezulloi nga detyra, prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme kalon VETTINGUN »
Article Logic
Execution time: 0.023502111434937
array(1) { ["section"]=> string(76) "moti-i-keq-arrsh-njoftim-per-gjendjen-e-rrugeve-ja-akset-problematike-148684" }