Moti i keq, ARRSH njoftim për gjendjen e rrugëve: Ja akset problematike

Publikuar tek: aktualitet, më 09:17 12-02-2019 Moti i keq, ARRSH njoftim për gjendjen e rrugëve: Ja akset problematike

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton mbi gjendjen e rrugëve në vend, shkruan Newsbomba.al.  

Si pasojë e motit kë keq që ka përfshirë vendin që prej pasdites së djeshme, në disa akse rrugore ka vështirësi me qarkullimin.

Më problematike situata paraqitet në pjesën veriore të qarkut të Shkodrës, ku reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin. Për këtë arsye ARRSH bën të ditur se automjetet duhet të lëvizin me zinxhirë.

Ndërkaq, në akset e tjera të vendit qarkullohet normalisht.

Njoftimi i plotë nga ARRSH:

Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore. Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë bore.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1300 m, ka pasur reshje bore.

Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen normalisht.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Ka pasur reshje shiu. Në akset e Dajtit ka pasur reshje të dobëta bore. Deri tani nuk ka probleme për qarkullimin.

Në Librazhd-Steblevë, ka pasur rreth 20 cm bore. Po punohet nga kontraktori për pastrim dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen normalisht.

Në Rajonin Verior Shkodër: Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore. Trashësia e borës shkon nga 10-40 cm. Kontraktorët po vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullohet me zinxhir në rrugët:

Ura e Cerenecit - Stebleve, 25 km e fundit, ka pasur rreth 20 cm bore.

Trebisht - Dogane, ka pasur rreth 5-10 cm bore.

Qafë Bualli-Krastë, ka rreth 20 cm bore.

Kuben-Vasie, ka rreth 40 cm bore.

Të gjitha akset e tjera qarkullohen pa probleme.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

51726491_691639201230692_3339495634242633728_o.jpg

51626848_691639387897340_2713180344676253696_o.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012562990188599
array(1) { ["section"]=> string(76) "moti-i-keq-arrsh-njoftim-per-gjendjen-e-rrugeve-ja-akset-problematike-152462" }