Si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin më problematike situata paraqitet në Gjirokastër.
Prefekti Astrit Aliaj ka shpallur gjendjen e emergjencës, ndërsa ka urdhëruar ndalimim e qarkullimit.
Trashësia e borës në Gjirokastër llogaritet në rreth 10-15 cm, ndërsa në zonat malore 30 cm. Mësimi është pezulluar në të gjitha shkollat, ndërsa e bllokuar është edhe rruga Gjirokastër-Tepelenë.