Moti i keq ka pushtuar vendin, mësoni si pritet të jetë sot

Publikuar tek: aktualitet, më 07:12 10-01-2019 Moti i keq ka pushtuar vendin, mësoni si pritet të jetë sot

Moti do të vazhdojë të jetë i ftohtë dhe me reshje në të gjithë vendin.

Sipas sinoptikanëve, gjatë ditës së nesërme cikloni i dëborës do të zhvendoset në drejtim të Maqedonisë.

Reshje të dendura bore do të ketë në shumë pjesë të territorit të Shqipërisë me përjashtim të atyre rajoneve ku temperatura e lartë do të kushtëzojë reshje shiu.

Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta si pasojë e erërave të ftohta veriore.

Nga e premtja do të kemi zvogëlimin e dukshëm të intensitetit të reshjeve atmosferike dhe në shumë rajone edhe ndërprerjen e tyre.

Pra, të premten pritet të mbajë mot i vranët vende-vende me reshje kryesisht të dobëta bore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dëborë dhe ngrica, biznesmeni i njohur bën gjestin human për njerëzit në nevojë
'Të shoh edhe ngjyrën e të brendshmeve', publikohen të tjera pamje nga skandali seksual i gjyqtarit në Fier (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012777090072632
array(1) { ["section"]=> string(65) "moti-i-keq-ka-pushtuar-vendin-mesoni-si-pritet-te-jete-sot-148181" }