Moti i keq në Rumani, 8 të vdekur, mbi 60 të plagosur

Publikuar tek: bota, më 06:40 18-09-2017 Moti i keq në Rumani, 8 të vdekur, mbi 60 të plagosur

Një stuhi e fuqishme në Rumaninë perëndimore, që ka sjellë erëra mbi 100 km/orë ka shkaktuar  8 viktima dhe 67 persona të plagosur.

Vdekja e parë që u raportua ishte një burrë që vdiq në qytetin Timisoara pasi u godit nga një tabelë reklame në rruge, ndërsa një grua tjetër e goditi pema në kokë.

Dy njerëz të tjerë të cilët sërish u goditën nga një pemë, ndërruan jetë në qytetin perëndimor të Buzias. Pasi stuhia iku që aty dhe u drejtua për në Veri, një burrë 50 vjec vdiq në qytetin veri-perëndimor të Bistritës pak pasi u godit nga një degë peme gjatë shëtitjes së tij në park, thanë oficerët e emergjencave civile.

Inspektoriati për Emergjencat civile tha se stuhia I shkuli nga vendi catitë e shkollave, spitaleve dhe shtëpive, hoqi pemët nga rrënjët dhe dëmtoi makinat.

Shumë shtëpi mbetën dhe pa energji elektrike.

Mihai Grecu, shefi i urgjencës në Spitalin e Timisoarës tha për agjencinë vendase rumune Agerpres se 30 veta po merrnin trajtim mjekësor vetëm për shkak të objekteve që kanë fluturuar nga era dhe i kanë goditur.

Oficerët e policisë i paralajmëruan njerëzit që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre ose të strehohen diku, të heqin pajisjet nga priza ose të qëndrojnë larg kullave që përmbajnë tela elektrikë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Donald Trump ka një “nofkë” për Kim Jong, e quan “Burri i raketave”
Ishujt Karaibe pritet të goditen nga një tjetër uragan, po vjen “Maria” »
Article Logic
Execution time: 0.013493061065674
array(1) { ["section"]=> string(57) "moti-i-keq-ne-rumani-8-te-vdekur-mbi-60-te-plagosur-92710" }