Moti i keq që ka përfshirë vendin ka sjellë erëra të forta e reshje dëbore në Kukës e Dibër.
Bëhet me dije se në Dibër trashësia e borës arrin deri në 15 cm. Raportohen probleme në qarkullimin e automjeteve në Selishtë, Sllovë, Kalaja e Dodës, Trebishtë dhe Lurë. Sinoptikantët paralajmëruan një përkeqësim të motit ditën e sotme në shumë territore të Shqipërisë. Ata parashikuan se në Tropojë, Has, Pukë, Mirditë, Kukës e Dibër, reshjet e borës mund të shkojnë nga 0.4 deri në 1 metër dhe do të shoqërohen me stuhi të fuqishme.