Moti i keq ‘paralizon’ arsimin, pezullimi i mësimit vijon dhe nesër në Korçë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:21 10-01-2019 Moti i keq ‘paralizon’ arsimin, pezullimi i mësimit vijon dhe nesër në Korçë

Drejtoria Arsimore Rajonale  e Korçës bën me dije se për shkak të temperaturave të ulëta dhe rreshjeve të borës, pezullimi i mësimit do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme, më datë 11.01.2019.

'Drejtoria Arsimore Rajonale Korce, njofton mbi pezullimin e procesit mësimor për datën 11.01.2019. Per shkak të temperaturave të ulëta dhe rreshjeve të borës pezullimi i mësimit do të vijoje edhe ditën e nesërme datë 11.01.2019', thuhet në njoftimin e DAR Korçë.

Kjo është dita e dytë që pezullohet procesi mësimor në Korçë.

Gjatë ditës së sotme, shumë qytete në Shqipëri gjithashtu kanë vepruar në të njëjtën mënyrë si Gjirokastër, Librazhd, Pukë, Tepelenë, Përmet, Kukës, Tropojë, Has, Dibër, Mat, Bulqizë, Korçë, Pogradec.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident në Rrugën e Kombit, përplaset makina, 2 të plagosur rëndë
Ndërpritet energjia elektrike, ja çfarë po ndodh me studentët e protestës në Fakultetin e Ekonomisë »
Article Logic
Execution time: 0.013255834579468
array(1) { ["section"]=> string(80) "moti-i-keq-paralizon-arsimin-pezullimi-i-mesimit-vijon-dhe-neser-ne-korce-148260" }