Moti i keq, Policia thirrje shoferëve: Mos qarkulloni me shpejtësi, në rrugë ka prezencë të ujit (Apel dhe këmbësorëve)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:43 26-09-2020 Moti i keq, Policia thirrje shoferëve: Mos qarkulloni me shpejtësi, në rrugë ka prezencë të ujit (Apel dhe këmbësorëve) Pamje te shperndara nga Policia

Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që për shkak të motit të keq dhe me reshje të tregojnë kujdes më të shtuar në rrugë.

“Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu në shumë zona të vendit, Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve në të gjitha akset rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë. Drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë manovra apo parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse, ata të bicikletave të ndriçojnë biçikletën gjatë udhëtimit dhe në rast reshjesh të dendura të ndërpresin lëvizjen deri në qetësimin e motit, që të mos rrezikojnë jetën e tyre”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë Rrugore.

Më tej, sipas Policisë një një vëmendje të veçantë duhet të tregojnë edhe këmbësorët që tentojnë të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, pasi për shkak të shiut dhe të errësisrës, rreziku është i madh për t’u përfshirë në aksident.

“Gjithashtu një vëmendje të veçantë duhet të tregojnë edhe këmbësorët që tentojnë të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, pasi për shkak të shiut dhe të errësisrës, rreziku është i madh për t’u përfshirë në aksident rrugor.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që për cdo emergjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 ose të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do jetë në kohë reale në ndihmë të tyre”, përmbyll njoftimi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010540962219238
array(1) { ["section"]=> string(121) "moti-i-keq-policia-thirrje-shofereve-mos-qarkulloni-me-shpejtesi-ne-rruge-ka-prezence-te-ujit-apel-dhe-kembesoreve-221746" }