Mot i keq ka pushtuar jo vetëm veriun, pasi jugu është përfshirë ditën e sotme nga moti i ftohtë me borë.
Në Tepelenë trashësia e borës ka arritur deri në 30 centimetra, ndërsa në Kurvelesh dhe Memaliaj rruga është e kalueshme vetëm me zinxhirë.
Gjendja e qarkullimit është përmirësuar në njësinë Buzë, në Zagorie të Libohovës dhe në Frashër të Përmetit, pavarësisht se automjetet duhet të kalojnë me zinxhirë.
Ndërsa në Gjirokastër nga reshjet e borës është bllokuar aksi Taroninë- Fushëbardhë si dhe segmenti Rehovë-Golem.