Edhe pse shihet një përmirësim i lehtë i motit, sërish akset kryesore të vendit që janë përmendur këto ditë si problematike, mbeten të bllokuara.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton udhëtarët të jenë të kujdeshëm pasi sërish disa nga akset rrugore në vend kanë probleme.
Tiranë, në aksin Qafë Priskë-Shëngjergj ka rreshje bore, Qafë Priskë- Bizë kalohet me zinxhirë
Elbasan, aksi Fushëstudë-Stërblevë është pjesërisht i bllokuar
Elbasan, akset Elbasan-Gjinar dhe Cërrik-Banjë-Gramsh janë të bllokuara
Elbasan, aksi Shelcan-Gjinar kalohet vetëm me zinxhirë
Fier, aksi Levan-Vlorë pjesërisht i bllokuar
Korçë,akset Korçë-Dardhe dhe Ersekë-Çarshovë kanë rreshje bore