Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, ka komentuar problemet që ka sjellë moti i keq dhe bora në disa zona të Shqipërisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Shehu ngre akuza teksa shprehet se instancat shtetërore tregojnë indiferencë ndaj problemeve individuale të qytetarëve.
Sipas Shehut, përkeqësimi i fundit i motit nxorri përsëri në plan të parë problemet e mëdha të qeverisjes.
Komenti i plotë i Shehut në Facebook:
Ne Qarkun e Gjrokastres strukturat drejtuese te degeve te PD, vazhdojne aktivitetin e tyre, qofte prane qytetareve ne keto dite te veshtira jo vetem nga moti, qofte ne forcimin organizativ per ballafaqimet politike te ketij viti.
Edhe perkeqesimi i fundit i motit nxorri perseri ne plant te pare problemet e medha te qeverisjes:
- Ato me koncesionet, qe megjthese jane mbyllur me kontrata disa here me te kushtueshme per shtetin se sa pak vite me pare, perseri nuk prodhuan sherbimin e nevojshem e te mundeshem per publikun.
- Mos reagimin e institucioneve per te denoncuar kete sherbim te dobet, gje qe te ben te deduktosh jo vetem per pa aftesi te tyre, por edhe per maredhenie komprometuese e korruptive me koncesionaret.
-Mos plotesim te detyrave te pushtetit lokal brenda territoreve ne pergjegjesi te tyre, nga pa aftesia, keqperdorimet e fondeve apo mos mbeshtetja e qeverise...
- Nje indiference te instancave shteterore ne terresi ndaj problemeve individuale te qytetareve, te theksuara keto dite.
Ndersa ne lidhje me “kerkesen” e kolegut tim te Rilindjes per te mos vene keto dite gishtin te shkaqet e pergjegjesit e mos funksionimeve, do t’i thoja se momenti per te ngritur zerin per mos realizimin e deryrimeve ndaj qytetareve, vecanerisht kur kjo te ben te mendosh per veprimtari korruptive, eshte kurdohere e kudo konstatohet.