Moti më i keq në 30 vitet e fundit, EUROPA në alarm

Publikuar tek: bota, më 18:36 13-01-2019 Moti më i keq në 30 vitet e fundit, EUROPA në alarm Foto ilustruese

Disa pjesë të Europës po përballen me motin më të keq në 30 vitet e fundit.

Mijëra persona janë bllokuar ndërsa qindra të tjerë kanë kanë nevojë urgjente për ndihmë.

Bilanci i viktimave është rritur duke shkuar në 21 të vdekur në të gjithë kontinentin si pasojë e motit. Kryesisht Europa Veriore dhe Lindore po përballet me të ftohtin polar që ka sjellë rreshje të dendura të borës dhe temperatura ekstremisht të ftohta.

Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi po përballen me mungesën e energjisë, bllokimin e rrugëve dhe probleme të tjera nga i ftohti. Edhe vendi ynë është në listën e shteteve me probleme të shumta shkaktuar nga moti i keq.

Në Gjermani, Austri dhe Zvicër ka patur incidente të shumta të lidhura me motin e keq, bllokimi i rrugëve në disa zona malore vijon të jetë problem ndërsa autoritetet kanë dhënë alarmin maksimal për ortekët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009368896484375
array(1) { ["section"]=> string(57) "moti-me-i-keq-ne-30-vitet-e-fundit-europa-ne-alarm-148632" }