Moti, mos dilni nga shtëpia pa lexuar më parë parashikimin për sot

Publikuar tek: aktualitet, më 07:24 17-05-2017 Moti, mos dilni nga shtëpia pa lexuar më parë parashikimin për sot

I gjithë vendi do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare, por pas mesdite do të ketë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit duke rrezikuar shira të dobët e lokalë, më të theksuara në zonat jugore - juglindore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, sërish zonat juglindore do të mbeten të rrezikuara nga shira të karakterit lokal.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të kenë shumë ndryshime duke ruajtur vlera konstante në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie me 1- 2 gradë të temperaturave në vend.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Jugor - Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 - 3 ballë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vdekja tragjike e Blerta Pepës, Berisha: Më ka tronditur thellë, të sqarohen me vërtetësi shkencore rethanat
Drogë me thasë në banesë, bie në pranga vlonjati (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.009990930557251
array(1) { ["section"]=> string(71) "moti-mos-dilni-nga-shtepia-pa-lexuar-me-pare-parashikimin-per-sot-78905" }