Motoçikleta përfundon nën rrotat e autobusit të Fierit, në gjendje të rëndë drejtuesi (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:00 23-02-2017

Një person ka mbetur i plagosur rëndë, pas një aksidenti të ndodhur në rrugën Fier-Dërmënas, mes një autobusi dhe një motoçiklete.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Dërmënas, e për pasojë u plagos shtetasi D.D, 56 vjeç, banues në lagjen “Afrim i Ri”, i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal.

Po ashtu, ka nisur procedim penal për Y.R, 51 vjeç, banues në lagjen "Kryengritja" në Fier, drejtuesin e e autobuzit me targë AA 758 CJ. Një qytetar ka filmuar momentin e pak minutave pas aksidentit, duke duket motoçikleta e përplasur nga autobusi.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia arreston 3 trafikantët që u kapën dje me 138 kile drogë, mes tyre një GRUA dibrane (EMRAT)
Përurohet këndi i forcës tek Liqeni Artificial, Veliaj: Alternativë ndryshe nga bastet e kafet »
Article Logic
Execution time: 0.012423992156982
array(1) { ["section"]=> string(96) "motocikleta-perfundon-nen-rrotat-e-autobusit-te-fierit-ne-gjendje-te-rende-drejtuesi-video-69687" }