Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në fshatin Dedaj në Pukë.
Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i vdekur shtetasi me iniciale Lin Marku 59-vjeç.
Ky shtetas po lëvizje me motorr kur ka humbur kontrollin duke rënë nga një urë këmbësorësh.
Kane qenë forcat e shërbimit zjarrfikës që bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga ujërat e përroit të Dedajve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.01.2021 në rrugën e fshatit Dedaj, Njësia Administrative Qelëz, Pukë një motorçikletë me drejtues shtetasin L. M. 50 vjeç banues në fshatin Ukth, Pukë, ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga ku si pasojë ka gjetur vdekjen.
Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.