Motori përplas biçiklistin tek ‘Pallati me Shigjeta’, plagoset një person

Publikuar tek: aktualitet, më 15:34 04-08-2020 Motori përplas biçiklistin tek ‘Pallati me Shigjeta’, plagoset një person Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme tek Pallati me Shigjeta, Tiranë.

Bëhet me dije se një motor me drejtues shtetsin H.H., ka përplasur një person, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur biçiklisti, i cili është nisur me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Informacion paraprak:

Më datë 04.08.2020, rreth orës 14:00, tek Pallati me Shigjeta, janë përfshirë në përplasje ciklomotorri me drejtues H.H, me një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ka mbetur i dëmtuar dhe u  dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011089086532593
array(1) { ["section"]=> string(77) "motori-perplas-biciklistin-tek-pallati-me-shigjeta-plagoset-nje-person-216061" }