Motorri përplaset me autobusin, humb jetën 55-vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 12:28 20-08-2019 Motorri përplaset me autobusin, humb jetën 55-vjeçari Ilustruese

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në Farkë, Tiranë.

Mësohet se motorri me të cilin udhëtonte një 55-vjeçar është përplasur me një autobus.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorrit, SH.S, 55 vjeç.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:00 në rugën që të çon në Farkë të Vogël, motoçikleta me drejtues shtetasin SH. S., 55 vjeç është përplasur me autobusin me drejtues H. P., 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka ndërruar jetë për në spital drejtuesi i motoçikletës, shtetasi SH.S.

Drejtuesi i autobusit, shtetasi H. P. L, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066280364990234
array(1) { ["section"]=> string(59) "motorri-perplaset-me-autobusin-humb-jeten-55-vjecari-175861" }