Motra e Kim Joung-Un bën hapin historik, ftesë të hapur presidentit të Kores së Jugut

Publikuar tek: bota, më 13:39 10-02-2018 Motra e Kim Joung-Un bën hapin historik, ftesë të hapur presidentit të Kores së Jugut

Yo-Jung duket se nuk ka shkuar në Koren e Jugut vetëm për të marrë pjesë në garat e olimpiadës dimërore. Axhenda e saj është e mbushur edhe me detyra diplomatike të ngarkuara prej të vëllait.

“The Sun” bën me dije se motra e Kim Jong-ut i ka bërë një ftesë presidentit të Kores së Jugut Moon Jae, duke i thënë se “vëllai i saj e pret të vizitojë vendin e vet në një datë sa më të shpejt të mundshme”.

Presidenti duket se nuk ka dhënë një përgjigje definitive për momentin, por prespektivat paralajmërojnë një shkrirje të marrdhënjeve diplomatike mes dy vendeve. Sakaq nuk duhet harruar se vetëm në muajt e fundit marrdhënjet mes dy vendeve fshqinjë kanë qënë tejet të tensionuara pas testeve të armëve nukleare që ka zhvilluar shteti komuist verior.

Gjatë dorëzimit të ftesës motra e Kim i është drejtuar presidentit Moon me këto fjalë:

“Ne shpresojmë të t`u shohim në Phenian sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ne duam të shohim Presidentin Moon të bëhet protagonist në hapjen e një kapitulli të ri për ribashkimin dhe të lënë gjurmë të mëdhenj në histori," tha ajo.

Të dy vendet janë ndarë që prej dekadash, dhe Jugu demokratik është rritur duke u bërë ekonomia e 11-të vendeve më mëdha në botë, ndërsa Veriu ka mbetur shumë hapa pas nën sundimin e dinastisë Kim.

28033179_792231057627643_93468439_o.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013587951660156
array(1) { ["section"]=> string(91) "motra-e-kim-joung-un-ben-hapin-historik-ftese-te-hapur-presidentit-te-kores-se-jugut-109814" }