Motrat Kajtazi dhe shoqëria e ‘’Belfie’’-ve

Publikuar tek: analiza-komente, më 16:46 18-08-2015 Motrat Kajtazi dhe shoqëria e ‘’Belfie’’-ve

Nga Majlinda Bregu

Orielda Kajtazi, 18 vjec, po e prek pavaresine ne burg. E motra Klevisa 14 vjec, ne nje institucion emergjence ( Ne nuk kemi streheza per te mitur).

Kam degjuar me veshet ngritur e frymen ne fyt kete histori te dy motrave qe i vune flaken shtepise a jo, qe helmuan prinderit a vetem Ii vune ne gjume, qe u arratisen ne kerkim te pavaresise, ne hakmarrje ndaj dhunes ne familje, ne shenje rebelimi ndaj prinderve e motres me te madhe qe nuk I kuptonin, apo nen peshen e hormoneve te dalldisura te adoleshences.

Nje histori qe ju dha nje fame edhe me traumatike dy motrave, edhe nese nen efektin e traumes se jetuar ne familje te kishin planifikuar hakmarrjen a lirine.

Asnje nga ne nuk di te verteten e kesaj historie, por as pres ta mesoj nga prokurori I çështjes.

Ndjese por as nga avokati i vajzave. Teksa degjova per prokuror, avokat, gjyqtar , nuk degjova nese vajzave u ishte bere ndonje vleresim psikologu te vertete apo profesionisti te shendetit mendor.

Sot nje 18 vjecare, per drejtesine e ligjin jo me minorene si e motra, akuzohet per nje krim.

Por nese historia e rrefyer prej tyre, te kete edhe copeza te verteta ,te perjetuara, te episodeve te dhunes ne familje, fyerjes, cenimit nga familjaret, pergjigje te ndonje “psikologu” shkolle qe perton te degjoje dhe I bie shkurt duke I ofruar per ndihme titullin e kapitullit te pare “Hyrje ne Psikologji”, I kujt eshte krimi?!

Ish profesori im Artan Fuga para dy ditesh bente nje thirrje per ta lene te qete familjen Kajtazi.

Une them Jo! Per nje arsye te thjeshte. Ky nuk eshte rasti I krizes se dy adoloshenteve. Eshte njera prej thirrjeve te alarmit per krizen e shoqerise, te individit qe nuk di ku te orientohet e çfare eshte vlere sot; familjeve qe jetojne mes krizes ekonomike e dramave sociale; te edukimit e punesimit; te moskontrollit te aftesive te atyre qe ushtrojne profesionin e psikologut a keshilluesit ne shkolla; te mungeses se besimit tek njeri tjetri; te krizes se medias qe po trafikon mediatikisht vajza me keto ritet kalimtare te “selfie” e “belfie”, me nje lehtesi te frikshme, te krizes se shkolles qe jep njohuri tekstesh, por nuk lehteson kalimin nga femije tek I rritur. Dhe qe te mos dukem se flas nga maja e thanes, edhe te krizes tone politike qe merret me shume me veten e shumon frustracionin e njerezve.

Orielda dhe Klevisa Kajtazi jane nje pasqyre e krizes ne veprim te realitetit tone.

Me mire ta shohim se mbase shkundemi te gjithe nga pak.

*Titulli redaksional

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034121036529541
array(1) { ["section"]=> string(45) "motrat-kajtazi-dhe-shoqeria-e-belfie-ve-18639" }