Motta rrëzon Ramën: Liderët e mafies janë në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 07:04 27-09-2015 Motta rrëzon Ramën: Liderët e mafies janë në Shqipëri Prokurori italian i Leçes, Cataldo Motta

Prokurori italian i Leçes, Cataldo Motta, pak ditë pas bllokimit të ngarkesës së fundit të drogës thotë në një intervistë telefonike për Top Channel se rruga e trafikut të lëndëve narkotike Shqipëri-Itali është ende shumë aktive. Motta thotë se sasitë e drogës që vijnë nga Shqipëria janë gjithmonë shumë të mëdha.

“ Drejtuesit e organizatave kriminale janë në Shqipëri. Te ne ka lidhje të personave me këta drejtues por drejtuesit nuk janë këtu por në anën tjetër të Adriatikut” tha prokurori italian duke rrëzuar kështu deklaratën e kryeministrit Rama për Deutsche Welle “Conflict Zone” se në Shqipëri ka krim të organizuar por jo lider të mafias.

“Edhe njëherë e them që drejtuesit e këtyre organizatave kriminale janë përtej Kanalit të Otrantos, janë në Shqipër”, thekson ndërkohë prokurori Motta.

Pyetjes për rritjen e çmimit të kanabisit si rrjedhojë e operacionve antikanabis, prokurori i përgjigjet kështu:

“Jemi pak a shumë në të njëtat shifra. Nuk ka rritje domethënëse edhe pse frenimi i ardhjes së drogës në Itali është një frenim shumë i kufizuar. Prej vitesh në Itali nuk vinin armë, tani kjo gjë na shqetëson pak edhe për shkak të aspektit të terrorizmit ndërkombëtar, që është në këto kohë në gjithë botën”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet nga RENEA “i forti” i Bulqizës, Tërnova person me “rrezikshmëri të lartë
Ish-trupëroja Arjan Adhami: Veliaj gënjeu, s’jam inpektor mishi »
Article Logic
Execution time: 0.011294841766357
array(1) { ["section"]=> string(58) "motta-rrezon-ramen-lideret-e-mafies-jane-ne-shqiperi-21743" }