Zyrat e Gjendjes Civile do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavës , në mënyrë që të gjithë personat që kanë aplikuar për tu pajisur me pasaporta biometrike të kenë mundësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
“Zyrat e tërheqjes së letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike do të jenë hapura edhe ditën e shtunë e të dielën, 20 qershor dhe 21 qershor, për t’u dhënë mundësi shtetasve që duan të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet lokale, sipas orareve:- 08:00 – 16:00, 20 qershor 2015 08:00 – 14:00, 21 qershor 2015. Gjithashtu për të mbështetur këtë proces të rëndësishëm, të gjitha Zyrat e Gjendjes Civile do të jetë të hapura ditën e shtunë e të diel, nga ora 08:00 deri në 14:00” , thuhet në njoftimin e Ministrisë së brendshme.