Mposhti Covid, Nora Malaj rrëfen vështirësitë: Nuk mbushesha dot me frymë, kërkoja vetëm dhallë! Djali nuk futej brenda... (SI E KUPTOVA SE ISHA INFEKTUAR)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:27 11-08-2020 Mposhti Covid, Nora Malaj rrëfen vështirësitë: Nuk mbushesha dot me frymë, kërkoja vetëm dhallë! Djali nuk futej brenda... (SI E KUPTOVA SE ISHA INFEKTUAR) Nora Malaj

Ish-zv. ministrja e Arsimit, Nora Melaj, e cila tashmë e ka mposhtur Covid sepse ka dalë negative dhe është në gjendje të mirë, ka vendosur të rrëfejë eksperiencën e saj dhe vështirësitë me të cilat është përballur.

Në një intervistë për RTV Ora, ajo tha se në fillim ka menduar se ishte ftohur, por më pas iu shfaqën hap pas hapi shenjat e tjera, që e bënë të dyshonte dhe të kontaktonte me mjekun Pëllumb Pipero.

“Nuk e mendoja se Covid-19 mund t trokiste në derën time. Ky vit nuk ka qenë i mbarë për mua, humba prindërit e bashkëshortit dhe në kulmin e pandemisë ndenja afër nënës time e cila dyshohej se mund të ishte e infektuar, por nuk rezultoi kështu. Pastaj vjehrrit humbi jetën nga mosha dhe në një mënyrë ishim të mësuar që shtëpinë ta kishim të izoluar. Prandaj mendoja se e kishim fituar këtë betejë, duke pasur kontakte të pakte me njerëzit dhe duke ruajtur distancë.

Por një ditë të bukur, në datë 23-24 u ndjeva paksa e dobët dhe mendova se isha e ftohur nga vapa e kondicionerët. Në fakt po shikoja se temperatura po rritej dhe kisha simptoma jo normale. Duke qenë se jam me diabet, më bëri të kuptoja se me kalimin e kohës po rritej dhimbja, nuk mbushesha dot me frymë dhe më iku shijimi. Po ashtu, më dhembnin kockat, kisha një kollë të thatë në laring. Temperatura mu rrit shumë deri në 39 duke më bërë më të dobët.

Pastaj u lidha me profesor Piperon që është një ndër mjekët më të mirë që kemi, të cilin e kam edhe mik. Ai më këshilloi jo të bëja tamponin, por të bëja analizat që të përcaktohej edhe në bazë të skanerit, dhe rezultoi që e kisha. Duhet të menaxhoja antibiotikët me ilaçet e diabetit. Kanë qenë 17 ditë kllapie, pa lëvizur nga shtrati, pa dëshirë për të ngrënë. E vetmja gjë që kërkoja ishte dhalla. Gjatë kësaj periudhe u kujdes bashkëshorti im, por e mori edhe ai që ishte me shërbimi. Djali nuk futej brenda, por na i siguronte të gjitha, marrjen e ilaçeve, sjellin e ndonjë fruti dhe kontaktet me mjekët", thotë Malaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011924982070923
array(1) { ["section"]=> string(153) "mposhti-covid-nora-malaj-rrefen-veshtiresite-nuk-mbushesha-dot-me-fryme-kerkoja-vetem-dhalle-djali-nuk-futej-brenda-si-e-kuptova-se-isha-infektuar-216828" }