“Mr 700 Euro”, reagon Fakulteti i Shkencave të Natyrës: Denonconi me fakte

Publikuar tek: aktualitet, më 18:01 31-03-2018 “Mr 700 Euro”, reagon Fakulteti i Shkencave të Natyrës: Denonconi me fakte

Fakulteti i Shtencave të Natyrës ka reaguar dy ditë pas protestës së një grupi studentësh të këtij universiteti, pjesë e organizatës Lëvizja për Univeristetin.

FSHN dënon formën e protestës anonime të studentëve, të cilët akuzonin përmes në banderole të shpalosur në dritare, një pedagog që pretendojnë se u kërkon 700 euro për një provim.

Në reagimin e FSHN, studentët ftohen të denoncojnë me fakte çdo rast abuzimi.

Reagimi i plotë:

Duke marrë shkas nga prononcimet në rrjetet sociale të një grupi studentësh, por edhe nga disa portale, në lidhje me fenomenin e mitmarrjes nga pedagogë të FSHN, ndjejmë detyrimin moral dhe ligjor për t’u distancuar nga akuza të tilla. Mënyra dhe forma e shprehjes së të tilla fenomeneve nuk është aspak e pranueshme dhe as demokratike, dhe për më tepër të dënueshme.

Shprehim vullnetin e qartë për të bashkëkoordinuar dhe ndihmuar të gjithë ata që duan të kontribuojnë në mos shfaqjen e asnjë fenomeni negativ në mjediset universitare. Dënojmë me forcë të gjithë ato fenomene që cenojnë rëndë normat e moralit dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Gjithsesi, nuk mund të heshtim ndaj cënimit të dinjitetit të instucionit dhe stafit akademik.

Duke shprehur gatishmerinë tonë në luftimin e çdo fenomeni negativ apo presioni ndaj studentëve me kembim notën, ftojmë këdo, individ, grupim studentor, forum apo çdo lloj organizimi për të denoncuar me fakte pranë organeve kompetente çdo rast abuziv dhe në kundërshtim me ligjin. Kjo do të ishte forma dhe rruga më e drejtë. Kushdo që tenton të abuzojë me pozicionin e punës, postin apo detyrën duhet të mbajë përgjegjësi përpara ligjit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfaqësimi në Eurovizion, Veliaj u kërkon shqiptarëve të mbështesin Bushpepën: Bashkë bëjmë gjëra të pamundura
Dhunë në Rrugën e Kombit, flet deputeti i Tropojës: Havzi Nela u var në mes të Kukësit, por shpresa e këtyre banorëve jo »
Article Logic
Execution time: 0.010581016540527
array(1) { ["section"]=> string(77) "mr-700-euro-reagon-fakulteti-i-shkencave-te-natyres-denonconi-me-fakte-115207" }