Mr. Bean si rrallëherë në publik, i lumtur me të dashurën 30 vite më të vogël

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:40 28-04-2015 Mr. Bean si rrallëherë në publik, i lumtur me të dashurën 30 vite më të vogël Mr.Bean me të dashurën e tij

Rowan Atkinson është aktori më i dashur i ekranit dhe të gjithë e njohim si Mr. Bean. 60-vjeçari është në një lidhje me të dashurën e tij Louise Ford e cila është vetëm 32 vjeçe me një diferencë prej 28 vitesh.

Çifti del shumë rrallë në publik por këtë herë paparacët britanikë kanë mundur që ta fotografojnë duke dalë nga teatri “ American Buffalo” në Londër. Ata shihen në humor të mirë dhe të qeshur pranë njëri-tjetrit. Çifti e bëri publike lidhjen e tyre një vit më parë dhe u takuan fillimisht në produksionin komedik “Quatermaine Terms”. 

Romanca e tyre filloi pas ndarjes së Rowan me bashkëshorten prej 23 vitesh martesë Sunetra Sastry dhe kanë së bashku dy fëmijë, vajzën Lily dhe djalin Benjamin. Me bashkëshorten Sunetra u takua në vitet 80’ kur ajo punonte si një artiste make-up-i në televizionin BBC.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023224115371704
array(1) { ["section"]=> string(80) "mr-bean-si-rrallehere-ne-publik-i-lumtur-me-te-dashuren-30-vite-me-te-vogel-9881" }