Mrizi i Zanave... aty ku lajmi vjen vetë! nga përballja e Luftar Pajës me Ilir Metën te “BOMBA” mes ambasadave

Publikuar tek: barometri, më 08:08 04-03-2018 Mrizi i Zanave... aty ku lajmi vjen vetë! nga përballja e Luftar Pajës me Ilir Metën te “BOMBA” mes ambasadave

Ditën e djeshme, newsbomb.al dhe newsport.al udhëtuan drejt Lezhës me rastin e 574-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.

Mbledhjen tonë të përmuajshme, të ndërthurur edhe me argëtim, ne vendosëm ta zhvillonim pikërisht në këtë datë dhe ku më mirë se te Mrizi i Zanave me një kuzhinë tradicionale shqiptare e produkte bio nga fshatarët e zonës, mund të kalonim disa orë për t’u mbajtur mend gjatë?!

auto.jpg

Ashtu siç e kemi traditë, me vete morëm edhe disa të ftuar nderi. Këtë herë zgjodhëm aktorin e madh Luftar Paja, këngëtaren e talentuar Mariza Ikonomi dhe mikun tonë të pandashëm, gazetarin Aleksandër Çipa të cilët i dhanë kuptim e më shumë ngjyra këtij takimi.

Na duhet ta pranojmë: me humorin pikant të aktorit të madh e zërin e mrekullueshëm të Marizës na u desh që mbledhjen ta linim për në zyrë.

“Mbledhjet duhen por jo në kurriz të punës e puna të qajë për zot. Venë të heqin nga puna për të bërë mbledhje e në çdo mbledhje të thonë që duhet të punosh sa më shumë”.

Kjo batutë epike lëshuar nga aktori Luftar Paja i vuri "kapak" debatit të mbledhjes edhe pse nuk i shpëtuam dot raportimit e lajmit që erdhi krejt natyrshëm sapo Presidenti Meta, me stafin e tij e zyrtarë të Bashkisë u shfaqën te Mrizi i Zanave pas ceremonisë zyrtare të festimeve zhvilluar në qytetin e Lezhës.

Mesa duket, edhe Presidenti kishte zgjedhur pikërisht të njëjtin ambient për të festuar. E me ta marrë vesh, aktori i madh Luftar Paja, nuk ngurroi ta ‘ngacmojë’ për negociatat me Greqinë, çështjen më të debatuar të javëve të fundit.

“Dashtë zoti, se kemi edhe presidentin këtu, dashtë zoti mos i vonofshi shumë këto negociata se janë shumë të dobishme për popullin shqiptar. Dhe sido që të jetë, me mend në kokë për detin”, i tha nga tavolina mjeshtri i humorit Presidentit i cili sigurisht nuk mund të mos kthente përgjigje duke e shndërruar të gjithën në një përballje tejet interesante.

 

Kështu, pa kaluar shumë, Presidenti ia behu në tavolinën tonë për të përshëndetur gazetarët e newsbomb e newsport.al por edhe për të dhënë mesazhin e tij për detin.

“Mariza nuk ke ndryshuar fare... “, e nisi dollinë Meta duke komplimentuar këngëtaren me zërin unik por edhe pamjen e freskët.

“Krenohet për krijimtarinë e saj se e ka shumë të bukur”, përforcoi aktori.

“Tamam modeste... Modestia të rrit”, ia ktheu Presidenti ndërsa propozoi edhe një dolli për Aleksandër Çipën. “Ta ngremë një dolli për Çipën se për detin e këtij po luftojmë”, tha me nota humori Meta që ndeshi në një superbatutë të aktorit.

“Ti je larg detit po pushimet në det i bën, kështu që asnjë pëllëmbë det. S’keni pse ta lëshoni detin”, iu kthye aktori.

Të gjithëve u erdhi ndërmend Jala si vendi i preferuar i Presidentit por edhe i gjithë LSI-së, partisë themeluar nga Meta, që tashmë i ka kthyer në traditë kampingjet verore në Jalë...ndaj të qeshurat pasuan gjatë...

Presidenti ndërkaq, surprizoi kur shprehu hapur dashamirësinë për gazetaren dhe drejtoren e newsbomb.al Anila Basha .

“Të fundit dolli, për zemrën e Presidentit, Anila Basha”, tha Meta, ndërsa Basha, ndonëse nuk shprehu të njëjtën dashuri, i tha se ishte një rastësi e bukur të takoheshin te Mrizi i Zanave.

“Nuk e dinim që do ishit këtu zoti President, rastësi shumë e bukur. Ne kishim prenotuar që para një muaji”!

“Po ku mund të isha tjetër në 2 mars”, tha Meta.

“Në ndonjë lokal tjetër” e ngacmoi Çipa duke bërë që Presidenti të listonte disa prej vendeve të preferuara në Lezhë e madje të tregonte edhe një histori me vajzën e tij, Erën vite më parë në Lisbonë të Portugalisë.

“Tani do t’ju tregoj një histori! Kur Era ishte 8 vjeçe ne shkuam në Portugali, nja tre ditë për pushime. Shkojmë në Lisbonë. Tha vajza dua picë. Epo mirë, pritëm në një vend në radhë, se ishte radhë e gjatë aty, vetëm aty bëheshin pica. Vemë atje, marrim picën.

“Hë-, e pyet Monika, si t’ duk?”.

“E mirë është por piceri Marku në Lezhë i bën më të mira”, rrëfeu duke qeshur Meta dhe dollinë e fundit e ngriti për Lezhën.

“Kështu që këtë e kemi për Lezhën, Skënderbeu nuk e zgjodhi kot Lezhën për Beslidhjen”.

Në fund, Presidenti shprehu kënaqësinë për të vizituar zyrat e newsbomb.al në Tiranë ndërsa Anila Basha ia priti me një batutë.

“Ka vetëm një problem zoti President. Zyrat e newsbomb janë mes ambasadës serbe dhe asaj të Kosovës. Bomba mes të dyja ambasadave.

“Jemi në vitin që presim një zgjidhje midis Kosovës dhe Serbisë, kështu që...”, siguroi Meta.

“Unë po pres që kur të zgjidhet kjo, do e bëj BombNews”, përmbylli Basha duke falenderuar Presidentin për faktin që zgjodhi të uleshe në tavolinë për pak minuta me gazetarët e të dyja stafeve dhe të ftuarit tanë specialë.

E ndërsa Presidenti vazhdoi axhendën e tij, ne shijuam edhe për pak kohë qendrimin te Mrizi i mrekullueshëm i Zanave që si për ta mbyllur na serviri një akullore me kungull...

Po po, ashtu siç e lexuat... Akullore me kungull. Një “shpikje” e Altinit të Mrizave që duhet provuar medoemos për shijen unike e të pangatërrueshme.

Kthimi për Tiranë na duk më i shkurtër se vajtja në Lezhë, me zërin melodioz të Marizës që na shoqëroi edhe në autobus e rrëfimet plot humor e subjekt të aktorit Luftar Paja i cili si të ishte një djaloshar, jo vetëm që s’shfaqi shenja lodhje por në fund na kërkoi të zbriste te stacioni e të ecte pak në këmbë.

“Tani do shkoj te gruaja”, tha aktori si për t’i bërë “karshillëk”, gazetarëve të stafit që do ktheheshin në redaksi, për të nisur punën aty ku e kishin lënë...

 

m1.jpgm3.jpg

m2.jpg

m4.jpgm5.jpg

 

m6.jpg

m8.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024545907974243
array(1) { ["section"]=> string(111) "mrizi-i-zanave-aty-ku-lajmi-vjen-vete-nga-perballja-e-luftar-pajes-me-ilir-meten-te-bomba-mes-ambasadave-112131" }