Muaj më parë u përplas me Ramën dhe i lexoi mesazhet live, policia ndalon studenten, e përfshirë në ngjarjen e Borchardt

Publikuar tek: aktualitet, më 12:28 16-05-2019 Muaj më parë u përplas me Ramën dhe i lexoi mesazhet live, policia ndalon studenten, e përfshirë në ngjarjen e Borchardt

Studentja Viosana Kokla është shoqëruar në polici.

 

Studentja është shoqëruar pasi ka qenë prezente me të rinjtë e tjerë mbrëmjen e 11 majit tek rezidenca e ambasadorit të OSBE në Tiranë, Borchardt, ku shkruajtën në murin e banesës së tij si edhe iu drejtuan me thirrjet 'Turp për ju'.

Mirëpo, Viosana Kokla nuk është emër i panjohur për publikun. Muaj më parë gjatë protestës së studentëve, e reja u përplas me kryeministrin Rama.

Asokohe ajo lexoi live mesazhet që kishte shkëmbyer me kryeministrin, ndërsa shprehej se kreu i qeverisë i kishte bërë presion.

Ndërkohë, lajmin e ndalimit të saj e bën me dije ish deputeti i LSI, Petrit Vasili, ndërsa e cilëson skandal.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025560140609741
array(1) { ["section"]=> string(125) "muaj-me-pare-u-perplas-me-ramen-dhe-i-lexoi-mesazhet-live-policia-ndalon-studenten-e-perfshire-ne-ngjarjen-e-borchardt-164543" }