Muaji i kancerit të gjirit, Ermonela Jaho vjen në Tiranë me një koncert bamirësie (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:33 17-10-2019 Muaji i kancerit të gjirit, Ermonela Jaho vjen në Tiranë me një koncert bamirësie (VIDEO) Ermonela Jaho

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, njëkohësisht ambasadore e YWCA në kuzën e “Fjongos Rozë”, ka përgatitur një surprizë për shqiptarët.

Sopranoja do të rikthehet në Tiranë për të mbajtur një koncert të madh te salla e Katedrales Ortodokse.

Fitimet e koncertit që do të mbahet në datën 22 tetor do të shkojnë për organizatën YWCA për të mbështetur femrat me kancer gjiri.

Lajmin e bënë të ditur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili fton qytetarët të ndjekin koncertin.

“Jam shumë i lumtur që një talent i rrallë dhe një mike e çmuar si Ermonela Jaho, kthehet në Tiranë për t'iu bashkuar zërit te vajzave dhe grave shqiptare në një koncert bamirësie.  Ky koncert mbart një mision shumë fisnik që është mbledhja e fondeve për tetorin rozë.
Merr mikeshat dhe mos e humb datën 22 tetor, ora 19:00, te salla e Katedrales Ortodokse.

P.s Të gjitha të ardhurat e këtij koncerti do t’i kalojnë YWCA për punën e saj në ndërgjegjësim dhe mbështetjen për gratë e prekura”, shkruan Veliaj në Facebook.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027245044708252
array(1) { ["section"]=> string(93) "muaji-i-kancerit-te-gjirit-ermonela-jaho-vjen-ne-tirane-me-nje-koncert-bamiresie-video-182451" }