Mugabe shkarkohet nga partia e tij, ushtria ultimatum: Deri të hënën të jesh dorëhequr

Publikuar tek: bota, më 18:04 19-11-2017 Mugabe shkarkohet nga partia e tij, ushtria ultimatum: Deri të hënën të jesh dorëhequr

Presidenti i Zimbabves Robert Mugabe u shkarkua sot nga funksionet si lideri i partisë dhe do të zëvendësohet nga ish-zëvendëspresidenti i shkarkuar, Emmerson Mnangagwa, deklaroi për median një anëtar i Zanu-PF në pushtet prej 1980.

“Një rezolutë u miratua për shkarkimin e presidentit dhe zëvendësimin e tij nga Mnangagëa”, deklaroi ky burim, në kushte anonimati, në përfundim të një takimi të kryesisë së Zanu-PF dedikuar marrjes së kontrollit të vendit nga ushtria.

Presidenti Robert Mugabe, 93 vjeç duhet të lërë sot pushtetin, kërkoi kreu i shoqatës së fuqishme të veteranëve të luftës për pavarësi, një ditë pas manifestimeve masive që kërkonin largimin e liderit më të vjetër në detyrë në botë.

“Do të ishte më e drejtë të vetëtërhiqej. Nëse nuk e ndërmerr këtë hap, ushtria duhet të ndërhyjë sot”, deklaroi Chris Mutsvangwa për median, para një takimi mes Robert Mugabe dhe gjeneralëve që kontrollojnë vendin nga e mërkura.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Industria e modës në zi, ndërron jetë stilisti i famshëm
Ky është komandanti që nuk do i bindet urdhërave të Trump »
Article Logic
Execution time: 0.016149997711182
array(1) { ["section"]=> string(91) "mugabe-shkarkohet-nga-partia-e-tij-ushtria-ultimatum-deri-te-henen-te-jesh-dorehequr-100137" }