Muharrem Xhafa: Rama të shpallë zgjedhje të parakohshme dhe t’i japë goditjen e fortë opozitës

Publikuar tek: politike, më 21:44 27-01-2019 Muharrem Xhafa: Rama të shpallë zgjedhje të parakohshme dhe t’i japë goditjen e fortë opozitës

Sekretari i Parë i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Muharrem Xhafa beson se ndryshimet e fundit në qeveri nga Edi Rama, erdhën si pasojë e presionit nga kreu i opozitës Lulzim Basha.

“Nuk mendoj se ndyrshimet në qeveri duhet të bëhen nën diktatin e opozitës. Duhet të bëhen kurdo që të jetë e nevojshme dhe t’i shërbejnë nevojave të qeverisë. Çdo ndryshim në qeveri duhet të ketë mbështetjen e publikut, në të kundërt, një kryeministër i përgjegjshëm duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme. Rama është i vetmi që mund të thotë nëse ndryshimet ishin të nevojshme apo jo”.

Në një intervistë për ‘IBNA’, Xhafa thotë se ndryshimet në kabinetin qeveritar nuk kanë për qëllim “mbrojtjen” e xhepave të ministrave të larguar.

Sipas Muharrem Xhafës, Rama duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme dhe të mundë bindshëm opozitën.

“Maxhoranca është në krizë por jo vetëm, edhe opozita. Megjithatë opozita bën gabimet e mëdha se nuk besoj që do të vijë në pushtet me këtë numër mbështetësish që ka. Nuk mendoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme, por për t’i dhënë një goditje të fortë opozitës, Rama duhet t’i shpallë ato”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16867089271545
array(1) { ["section"]=> string(100) "muharrem-xhafa-rama-te-shpalle-zgjedhje-te-parakohshme-dhe-t-i-jape-goditjen-e-forte-opozites-150561" }